Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Gjergj Tabaku, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë, prangosja e tij u bë pasi më datë 04.09.2016, rreth orës 00:30, në aksin rrugor Ndroq-Plepa, duke drejtuar mjetin tip Volzvagen, me targa AA 944 HV ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një servisi në fshatin Arapaj.
Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri, shtetasi E. R. 21 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë.
Drejtuesit të mjetit iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt"parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.





