Një tragjedi e vërtetë familjare u konsumua të shtunën në Durrës, ku një fëmijë 4 vjeç dhe kushërira e saj 18-vjeçare janë mbytur në det. Sipas burimeve paraprake, fëmija i identifikuar me inicialet E. B. ishte në plazh me të afërmit e saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, kur vogëlushja M.B. është futur në ujë së bashku me të afërmen e saj, I.H. 18 vjeçe por nuk kanë dalë më.
Policia gjeti trupi i vogëlushes, ndërsa atë të 18-vjeçares njoftoi se e kishte gjetur në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Këto janë dy vajzat, kushërira me njëra-tjetrën, të cilave deti u mori jetën, ndërsa kishin ardhur bashkë me familjarët e tyre për të kaluar disa ditë pushime pranë Shkëmbit të Kavajës.





