Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Shkodrës dhe kjo e fundit ka parandaluar vjedhjen e rradhës së tyre në një banesë.

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve:

Drilon Hila, 28 vjeç, banues në fshatin Bushat, Vau Dejës

Sokol Dedaj, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë më datë 03.09.2016 sepse në lagjen “Skënderbeg” Shkodër u kapën në flagrancë duke vjedhur banesën e shtetasit A.G, 41 vjeç.

Keta shtetas në bashkepunim me njeri tjetrin dyshohen të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Shkodrës.

Vjedhjet kryesisht i kryenin në banesa të personave që kishin dasma duke shfrytezuar mungesën e tyre në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkepunim” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.