Prostituonte që në moshën 13 vjeç. Tani 17- vjeçarja u transferua në një qendër për të mitur.

Në pranga ka përfunduar një grua 34 vjeçare, e cila është prostitutë profesioniste, si dhe dyshohet se ka bindur adoleshenten që të shesë trupin e saj.
Vajza shkonte me burra të moshuar të cilët e paguanin nga 40 deri në 100 euro, ose, i jepnin mbushje për telefonin.

Ngjarja, e ndodhur në Milano të Italisë, është zbardhur nga policia pas pesë muaj hetime.

Mediat italiane shkruajnë se policia deri tani ka arrestuar tre të moshuar, 73, 74 dhe 77-vjeç, të akuzuar për prostitucion me të mitur.