Toka është dridhur sërish mesditën e sotme në Itali. Këtë herë lëkundja e fortë me manjitudë 4.5 ballë është ndjerë në qytetin e Maceratës.

Ajo pason lëkundjen e regjistruar gjatë natës prej 4.3 ballësh, në zonën e Norcia-s, të dy qytete të dëmtuara rëndë nga tërmeti I 10 ditëve me parë.

Njerëzit, të cilët ende janë të tronditur nga lëkundjet e shpeshta, kanë nxituar të marrin në telefon zjarrfikësit dhe kanë rendur të dalin jashtë në rrugë.

Edhe specialistët e Institutit të Sizmiologjisë nuk dinë të thonë se deri kur do të vazhdojnë lëkundjet dhe nëse pritet të regjistrohen sërish tërmete me fuqi të madhe.