Një video e filmuar në një pastiçeri në Brazil tregon momentin e tmerrshëm, kur një djalë rreth 24 vjeç vritet nga shumë afër nga një i panjohur i maskuar me kaskë motori.

Djali i quajtur Wesley Pereira Guimaraes, u qëllua në kokë, në gjoks, krahë, duar si dhe në pjesë të tjera të trupit.

Sipas medieve braziliane, mendohet se i ekzekutuari ka qenë pjesë e jetës kriminale në vend dhe shumë persona kishin motiv për ta vrarë.

Ai u qëllua në sy të së dashurës, raporton Daily Mail.

Siç shihet edhe nga pamjet, partnerja e djalit, por edhe një grup vajzash që ishin në tavolinën ngjitur ngrihen dhe largohen të frikësuara.

Djali raportohet se humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë.