Drejtori i shkollës së mesme të përgjithshme “Leonik Tomeo” në Durrës i ka kërkuar Drejtorisë Arsimore Rajonale të lirojë ambientet ku është vendosur vite më parë, për t’ua kthyer këto ambiente nxënësve të shkollës.

Godina ku është vendosur administrata e Drejtorisë Rajonale të Arsimit është pjesë e shkollës “Leonik Tomeo”. Gjimnazi në fjalë ka nevojë për ambiente shtesë dhe për një rikonstruksion total.

“Klasat janë të mbingarkuara, një klasë e kemi pa ambientin e vet, është kthyer në klasë lëvizëse. Kërkojmë që godina e Drejtorisë Rajonale t’i kthehet shkollës, sepse ka qënë pjesë e kësaj shkolle. Bashkia të gjejë një zgjidhje për Drejtorinë e Arsimit”

Kjo është kërkesa e drejtorit të shkollës “Leonik Tomeo”, Tomorr Agalliu.  

Sipas Agalliut, “kemi mbingarkesë në klasa, kemi kërkesa të shumta për regjistrime. Bashkisë i jemi drejtuar disa herë me shkresa për të na rikonstruktuar shkollën e për të na liruar godinën e Drejtorisë Arsimore ku është vendosur administrata”.

K.H.