Një tjetër drejtues mjeti motorik ka rënë në prangat e policisë për shkak të mospajisjes me leje drejtimi në momentin e kontrollit.

Nuk ka ditë që në komunikatën për shtyp të Policisë së Durrësit të mos ketë një apo më shumë raste, kur drejtues mjetesh ndalohen nga efektivët e rrugores për shkak të mos pajisjes me leje drejtimi apo të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Rasti më i fundit i përket 27 vjeçarit Artur Gjergji, i cili është ndaluar në flagrancë, ndërsa po drejtonte mjetin tip Honda, motorçikletë, me targa Al999, pa leje drejtimi.

Vetëm një ditë më parë, Drejtuesi i Policisë Rrugore, Ardi Veliu ishte i pranishëm në Durrës për të nisur pikërisht nga qyteti bregdetar fushatën sensibilizuese për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Veliu kërkoi nga drejtuesit e mjeteve që të kontribuojnë edhe ata vetë për rrugë më të sigurta dhe numër më të vogël aksidentesh duke respektuar në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.