Për vite me radhë ai është kthyer në një legjendë në Kanada. Në qytetin Lillooet të gjithë njerëzit trembeshin nga një peshk i quajtur Nose Pig. Por pas dekadash me radhë ky përbindësh u arrit të kapej nga një 19-vjeçar, i cili arriti ta nxirrte atë nga uji. Bisha gjigante mendohet të jetë rreth 80 vjeç, bazuar te madhësia e tij.
"Emri i tij është Nose Pig, pasi hunda e tij u dëmtua para 40 vitesh kur të tjerë persona u munduan ta kapnin. Kur hunda e tij u shërua, dukej si një hundë derri. Monstra ka qenë tema e të gjitha lokaleve përreth, pasi akoma nuk kishte dalë peshkatar që të mund ta kapte atë."





