Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë at e bir, pasi kultivonin bimë narkotike në shtetit fqinj. Në pyjet e Stella Gemaragna policia italiane, ka zbuluar një plantacionme marijuanë, ndërsa në pranga ka vënë P. Z. 47 vjec e E.Z. 20 vjec, babë e bir, shtetas shqiptarë. Efektivët kanë zbuluar se bima kultivohej nën kujdes të plotë, pasi disa rrënjë arrinin mbi 3 metra lartësi. Hetimi nisi kur policia bëri një operacion rutinë me helikopter në muajin korrik dhe nga lartësia dalloi një plantacion marijuana dhe madje edhe një vaskë artizanale, që mblidhte ujë me qëllim ujitjen e marijuanës.
Shqiptarët kujtonin se plantacioni nuk do të zbulohej, pasi zona ku po e rrisnin ndodhej mes pyjeve masive, ndërsa policia nga ana e saj mbajti nën vëzhgim me kujdes zonën, pa rënë në sy të fermerëve apo druvarëve.





