Humb jetën një 40-vjeçar teksa udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Mengël, në aksin Elbasan-Librazhd.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një automjet, që drejtohej nga 22-vjeçari me iniciale M.I., ka përplasur një biçikletë, e për pasojë humbi jetën drejtuesi i kësaj të fundit, me inicialet G.Z.

Viktima u transportua me urgjencë për në spitalin e Elbasanit, por fatkeqësisht gjeti vdekjen më pas në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit. Drejtuesi i mjetit, u shoqërua në komisariat.