Megjithëse janë të famshme dhe njihen nga të gjithë, është bërë trend tashmë që shumë nga vajzat e ekranit të mbajnë të fshehtë ‘diçka’.
Bëhet fjalë për të dashurit e tyre të zemrës të cilët shumë prej tyre kanë preferuar t’i mbajnë ‘në hije’.
Nëse i hedh një sy profileve të tyre në rrjetet sociale, vihet re që vajzat e ekranit, kanë foto ‘misterioze’ me njerëz ‘misteriozë’ në krah, të cilëve nuk ua tregojnë fytyrën asnjëherë. Mesa duket ato kanë preferuar ta mbajnë të hekurt jetën private të tyre.
Megjithëse këngëtarja Olta Boka ka deklaruar se është e dashuruar dhe ka plane të afërta për martesë, në rrjetet sociale nuk shihet asnjë foto e saj me të dashurin.
Roza Lati është një tjetër ‘fanatike’ e jetës private. Ajo gjithashtu ka deklaruar vetë që është në një lidhje por asnjëherë nuk e ka bërë publike fytyrën e partnerit të saj.
Zajmina Vasjari, në një foto të publikuar prej saj, shihet e përqafuar nga krahët e një mashkulli, me të cilin është në lidhje prej vitesh por e ka mbajtur larg vëmendjes së mediave.
Tifozja seksi, Rike Roci, gjithashtu ka preferuar ta mbajë të fshehtë fytyrën e të dashurit të saj të zemrës.
E fundit e cila deklaroi përmes një fotoje romantike se më në fund kishte gjetur të dashurin e zemrës, ishte këngëtarja Enca Haxhiaj. Por edhe ajo ka preferuar që të dashurin e saj ta mbajë ‘mister’.





