Gjatë muajit gusht, në amfiteatrin e Durrësit u krye një proces dezinsektimi i ndërmarrë nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare (DRKK) Durrës, e cila kontraktoi një firmë private për realizimin e tij.
Ky proces u krye në dy faza: faza e parë përfundoi në prag të Festivalit “Verë në Epidamn”, për të siguruar mbrojtje dhe komoditet për audiencën e tij nga insektet e sezonit, dhe faza e dytë përfundoi gjatë ditëve të fundit.





