267 të vdekur dhe mbi 387 të plagosur është bilanci i deritanishëm nga tërmetet që tronditën të mërkurën qendrën e Italisë.

Të dhënat e fundit të Departamentit të Mbrotjes Civile flasin për 207 persona që kanë humbur jetën në Amatriçe, 49 në Arkuata dhe 11 në Akumoli.

Ndërkohë, një tjetër tërmet i fortë (magnitudë 4.8) ka tronditur Amatriçen në Itali. Lëkundjet janë ndjerë në orën 06:28 të ditës së sotme dhe kanë shkaktuar shembjen e disa ndërtesave të tjera.

Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar mes zjarrfikësve që po gërmojnë ende në kërkim të personave të humbur.

Gjatë natës ka pasur edhe lëkundje të tjera më të lehta.