Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Serbinë, ku mes angazhimesh të tjera, do të promovojë librin e tij “Kurban”.
Mediat serbe shkruajnë se Edi Rama do të niset nga Beogradi për në Nish më 14 tetor, ku do të mbahet një takim i sipërmarrësve shqiptaro-serbë, do të promovohet projekti i rikonstruksionit të autostradës Nish-Durrës, e ku zyrtarë të Kosovës do të marrin pjesë.
“Kryeministri shqiptar, Edi Rama viziton Beogradin më 13 tetor, kur promovohet “Kurbani” në serbisht. Më tej, Rama merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd në datat 12-14 tetor. Siç jemi informuar nga burime në Tiranë, autostrada do të ndërtohet patjetër, edhe pse Bashkimi Europian nuk ka ende propozime konkrete sa i takon pyetjes sa fonde do të miratohen”, shkruan B92 duke cituar “Danas”.
Libri “Kurban” botohet para mbërritjes së Ramës dhe promovohet në takimin e sipërmarrësve dhe në Nish, dhe mbase në këtë rast do të bëjmë një miniekspozitë me vizatimet e Edi Ramës.
Për më tepër, para Panairit të Beogradit, do të botojmë edhe “Pallatin e ëndrrave” të Ismail Kadaresë. Do të botojmë edhe libra të tjerë të këtij autorin në serbisht”, ka thënë Veran Matic, drejtor i shtëpisë botuese “Samizdat B92”.





