Një çift shqiptar është arrestuar mëngjesin e së enjtes nga policia doganore e portit të Barit, pasi u kapën në flagrancë me 17.4 kg marijuanë.

Mediet italiane raportojnë se lënda narkotike ishte e fshehur nën një fund të dyfishtë të makinës së tyre tip “Wolskvagen Passat”.

Çifti kishte udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë me anë të një trageti linje me destinacion final, një zonë të njohur turistike italiane.

Ndaj drejtuesit shqiptar të automjetit u ekzekutua urdhri i arrestit me burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa shoqëruesja e tij do të hetohet në gjendje të lirë. Emrat e tyre nuk bëhen publikë, por mësohet vetëm mosha, 34 e 39 vjeç.