Kandidati republikan për President në SHBA, Donald Trump, ka akuzuar rivalen e tij, Hillary Clinton, se është fanatike. Duke folur në një miting në Misisipi, Trump tha se Clinton i sheh njerëzit në bazë të ngjyrës së votës dhe jo si qënie humane.

Trump shtoi se Clinton dhe Partia Demokratike kishte përfituar nga komuniteti afrikano-amerikan.

Menjëherë është përgjigjur ish-Sekretarja e Shtetit, e cila pretendon kreun e Shtëpisë së Bardhë, duke akuzuar Trump se po nxit urrejtje me deklaratat e tij.

Clinton tha se Trump ka vënë në pikëpyetje shtetësinë e presidentit Barak Obama, teksa nënvizon se kandidati republikan ishte një fanatik i pavlerë, me paragjykime dhe paranoja.

Javën e kaluar, Trump u bëri thirrje të drejtpërdrejtë votuesve me ngjyrë kur përballë një turme thuajse 100 për qind të bardhë tha se afro-amerikanët po jetojnë në varfëri dhe shkollat e tyre nuk janë të mira.