Juventus dhe Napoli zbresin në fushë për t’i ardhur në ndihmë viktimave që shkaktoi tërmeti i frikshëm në qendër të Italisë. Klubi bardhezi ka vendosur që të ardhurat që do të fitohen ditën e dielë nga vizitorët në muzeun e ekipit të shkojnë për bamirësi ndërsa presidenti De Laurentiis do të dhurojë një pjesë të ardhurave që do të arkëtojë nga ndeshja me Milanin.

Në një kohë kur e gjitha Italia është vendosur në ndihmë të viktimave, bota e futbollit po bën pjesën e saj. Gjesti i dy ekipeve, Juve e Napoli është shumë i rëndësishëm dhe mund të sjellë fonde të konsiderueshme në ndihmë të familje të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Përveç klubit edhe trajneri i Juventusit ka vendosur të bëjë një gjest simbolik. Allegeri ka pronotuar një darkë për dy persona në një restorant të Torinos gjithashtu ka rezervuar edhe dy bileta për ndeshjen e parë që Juventus do të zhvillojë në Champions League.