Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer sot një shpërthim të kontrolluar ndaj një objekti me tre kulla, 30 metra të larta, në kuadër të ndërtimit të Bulevardit të Ri të Tiranës.
Specialistët e IKMT-së, me mbështetjen e xhenierëve nga Ministria e Mbrojtjes, kryen procedurat e fundit para shpërthimit, duke vendosur sasi C4 në bazamentin e objektit, i cili sipas ekspertëve u realizua me sukses.
Në trupin e objektit u hapën 120 vrima ku u vendosen 10 kilogramë lëndë shpërthyese C4, kjo për çështje sigurie. Mësohet se në vendin ku ndodhi shpërthimi ishte edhe drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici.
Objekti ndodhet poshtë Stacionit të Trenit.





