Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, pas një atentati me kallashnikov ndaj tij të ndodhur ditën e shtunë në mesnatë në Laeken të Belgjikës.
Sipas mediave belge, shqiptari është identifikuar si Liridon Salihi dhe ka marrë katër plumba në trup nga atentati.
Dëshmitarët kanë thënë se autorët e sulmit të ndodhur ishin disa persona. Mirëpo, sipas mediave belge dyshohet se edhe atentatorët janë shqiptarë.
Kështu, mediat shkruajnë se Liridon Salihi ka bashkëpunuar me Policinë për shkatërrimin e një bande mafioze shqiptare që kontrollonte drogën dhe lojërat e fatit të paligjshme në zonë.
Ndaj ka dyshime të forta se atentati i është bërë për këtë qëllim. Miqtë dhe fqinjët e tij kanë dhënë për mediat belge se Liridoni kohët e fundit ishte i frikësuar.
“Jam i frikësuar. Më kanë kërcënuar dhe mund të më vrasin”, rrëfen një fqinj që t’i ketë thënë Salihi në qershor të këtij viti.





