Këtë verë Ambra Angiolini duket se e ka shijuar pa fund, sidomos me dashurinë e saj të re, ish mikun e saj Lorenco Quaglia.

Këto ditë të fundit të pushimeve prezantuesja e njohur italiane i ka kaluar shumë metra mbi nivelin e detit. Në fotot që ka postuar në rrjetet sociale ajo ka vënë edhe hashtagun #mountainlovers.

Ambra duket e qetë dhe e lumtur me të dashurin e ri, megjithëse disa nga fansat vazhdojnë t’i kujtojnë ish-in e saj, Francesco Renga-n.

Të dashurin e ri ajo e kishte mik që nga koha e të famshmit emision të saj “Non è la Rai”, dhe tashmë si të dashur ata duken mjaft të lidhur me njeri-tjetrin.