E dashura e tij e quante "President" dhe veten "Zonja e parë", por nuk dihet ende reagimi i saj, pasi ka parë këto foto që e nxjerrin zbuluar argëtimin e Usain Bolt me shumë femra.

Bolt ka festuar gjatë gjithë natës së shkuar në një klub nate në Londër dhe më pas u largua me dy femra për në hotelin e tij, vetëm 48 orë pasi u pa me tre femra të ndryshme gjatë së njëjtës natë në Rio.

Ylli i atletikës, i cili e mbylli aventurën në Brazil me një “treshe” medaljesh të arta, mbërriti në Britani dje dhe nuk humbi kohë, por vazhdoi festimet e 30 vjetorit të tij të lindjes në qytet.

Pas shotsash të shumtë dhe shampanjës së shtrenjtë te klubi i natës në Soho, Cirque le Soir, ku qëndroi deri në 5.45 të mëngjesit, Bolt u kap mat teksa shkonte në hotel.

Ai me sa duket kishte organizuar një grup me femra që ta ndiqnin për në hotel me një furgon. Por fotot e MailOnline ia zbuluan planin.

Nga nxitimi ai u përpoq të fuste më shumë se dy gra në një ashensor fare të vogël.