Një 34 vjeçar shqiptar dhe e dashura e tij italiane u ndanë pasi jetuan rreth 8 vite së bashku, por shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka përndjekur vazhdimisht gruan, e cila kishte nisur një marrëdhënie të re me një burrë tjetër.

Shqiptari e kishte marrë çdo ditë në telefon, si dhe i kishte dërguar mesazhe të shumta telefonike, teksa i shkonte në shtëpi dhe në punë.

Përreth një muaj, gruaja kishte jetuar në gjendje të vazhdueshme frike dhe ndihej e rrezikuar për jetën. Në një rast, shqiptari e kishte rrahur vajzën dhe shoqëruesin e saj të ri.

Por, 34 vjeçari u arrestua nga policia dhe u dërgua në stacionin policor në Legnano.

Pavarësisht se kishte pasur një urdhër gjykate që e detyronte shqiptarin të mos i afrohej 100 metra italianes, ai nuk e kishte zbatuar dhe arrestimi i sotëm nga karabinierët u bë pikërisht për këtë.