Tre persona kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri në Gjakovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa sipas rrjeteve sociale, dy nga të vrarët janë vëllezërit Valon dhe Ali Islamaj, të njohur si vëllezërit Madanaj, si dhe Zef Krasniqi nga fshati Meçe.

Ndërsa autori i krimit që ka kryer këtë masakër është shtetasi Gjelbrim Gjeloshi, nga fshati Smolicë.

“Në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatën se në rrugën “Ismail Qemajli” kanë gjuajtur me armë dhe tre persona kanë vdekur. Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja

Vëllezerit Valon dhe Ali Islamaj, të njohur si vëllezërit Madanaj, si dhe Zef Krasniqi nga fshati Meçe, kanë mbetur të vdekur në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë. Express informon se i dyshuari për vrasje, Gjelbrim Gjoshi, dhe vëllezërit “Madanaj” kishin pasur një konflikt të mëparshëm

Sipas informatave që ka Gazeta Express, para një muaji vëllezërit Islamaj “Madanaj” e kishin rrahur Gjelbrim Gjoshin në një hotel në Shkugëz. Konflikti i tyre i mëhershëm dyshohet se e ka qenë motivi i vrasjes së trefishtë.

Valoni dhe vëllai i tij, Aliu, në Gjakovë njihen si persona që kanë shkaktuar shumë probleme; kurse i dyshuari për vrasje, Gjoshi, ka punuar si sigurim në disa lokale.

Ndërsa viktima e tretë, Zef Krasniqi, është 35 vjeçar dhe është nga fshati Meçe. Ai është pronar i një pompe benzine dhe dyshohet se nuk ka qenë objektiv i vrasjes.

Sipas informatave që posedon Express, viktimat kanë qenë duke qëndruar në njërin lokal në Çarshi ku para tyre ka ndaluar me veturë i dyshuari për vrasje, Gjelbrim Gjoshi.