Përplasja e një motori me një automjet tip Alfa Romeo me targa BY 245 XV, pranë mbikalimit te Ura e Dajlanit, ka lënë të plagosur një 40 vjeçare, e cila udhëtonte si pasagjere në motor.

40 vjeçarja A.D., nga Durrësi është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka prangosur 42 vjeçarin Ilir Dimo, drejtues i motorit të përfshirë në aksident, ndërkohë që për drejtuesin e mjetit, 40 vjeçarin A.Rr., nga Kamza ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë. 

Materialet për këta dy shtetas i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.