Një aksident me 4 të plagosur, një prej të cilëve drejtuesi i mjetit shkaktar i aksidentit, është regjistruar në lagjen nr.15 në Durrës.

Nga burime të policisë mësohet se 26 vjeçari Shpëtim Delia ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip Ford Focus, me targa AA 274 MB ndërsa po ecte në zonën e Spitallës.

Për pasojë ai ka aksidentuar 2 këmbësore, përkatësisht L.Sh. 34 vjeçe dhe N.M. 29 vjeçe, nga Durrësi, pasagjerin që kishte në makinë, shtetasin A.D., 17 vjeç si dhe veten.

Nga burime spitalore mësohet se 34 vjeçarja L.Sh. është në gjendje serioze për jetën, ndërkohë që 3 të plagosurit e tjerë kanë marrë plagë të lehta.

Megjithëse mbeti i plagosur në aksidentin që shkaktoi vetë, 26 vjeçari Shpëtim Delia është prangosur nga forcat e rendit.

Ai akuzohet për për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar në nenet 290/2  të Kodit Penal.