Një turiste holandeze ka denoncuar një shtetas shqiptar në Korfuz se e ka përdhunuar në varkë.
Siç raportojnë mediet greke, turistja 25-vjeçare ishte ftuar nga shqiptari për një xhiro me varkë.
Pasi kanë dalë në det ajo ka thënë se është përdhunuar prej tij. Policia greke ka shoqëruar 33-vjeçarin shqiptar për ngjarjen në fjalë.
Ndërkohë, pritet që nga dita e nesërme të ekzaminohet turistja spanjolle për të parë nëse është përdhunuar ose jo.





