Një kamarier amerikan ka mbetur pa fjalë kur ka vënë re se një klient që kishte marrë vetëm një shishe uji me vlerë 37 cent, i kishte lënë bakshish 500 dollarë.

Por ky veprim i klientit vinte si pasojë e një gjesti mjaft domethënës që kamarieri Kasey Simmons kishte bërë ndaj një qytetareje të trishtuar pak ditë më parë.

Ndërsa po bënte pazarin në një supermarket, 32 vjeçari Simmons kishte vënë re një grua mjaft të trishtuar. Ai ju afrua dhe gjatë bisedës me të mori vesh se atë ditë ishte përvjetori i vdekjes së burrit të saj.

Në shenjë respekti ndaj gruas, 32 vjeçari i pagoi asaj faturën e shpenzimeve në supermarket me vlerë rreth 17 dollarë.

Pas disa ditësh, një grua porositi një shishe ujë në lokalin ku punonte Simmons dhe pasi pagoi 37 cent për ujin, i la kamarierit 500 dollarë bakshish.

Ishte vajza e gruas, të cilës Simmons i kishte paguar disa ditë më parë faturën e supermarketit.