Pas debutimit të hidhur në pankinën e Interit, Frenk De Bur nuk u është mohuar gazetarëve edhe pse ka vetëm dy javë që punon me ekipin.“Sigurisht që jemi të zhgënjyer nga rezultati. Në këtë pikë që jemi nuk kemi tjetër shans përveçse të përmirësohemi. Këtë e them pasi duhet që të rikuperojmë si kondicionin fizik dhe atë psikologjik. Jam i bindur se kur të jemi gati do të bëjmë paraqitje edhe më të mira”, tha 46-vjeçari.Fakti që zëvendësoi Kandrevën me Perisiçin, vendim ky që ndryshonte skemën e zgjedhur në fillim të ndeshjes, bëri që trajneri holandez të përfundojë mes polemikave.“Kemi shumë lojtarë në dispozicion prandaj nuk kemi përse të rrezikojmë dhe të shtyjmë në limit ata që janë në fushë. Unë preferova që të luaja me tre ose me pesë mbrojtës pasi studiova Kievon, e cila luante me katër mbrojtës dhe me mesfushën në romb”, tha De Bur.Pasi i kërkuan një fajtor për paraqitjen e dobët të ekipit të tij, 46-vjeçari pohoi: “Morëm golin në momentin që po krijonim shumë raste. Ky episod na ndëshkoi shumë dhe mendoj se ka ndikuar jo pak. Mbase edhe forma fizike na penalizoi shumë”.Në fund të fjalës së tij, 46-vjeçari pranoi se koha e pakët në dispozicion kishte lënë shenjë në takimin e parë të tij si trajner i Interit:“Deri më tani kisha bërë vetëm një miqësore me ekipin dhe kështu nuk kam pasur shumë mundësi që ta përmirësoj ekipin në disa aspekte. Gjuha? Shpresoj që ta mësoj sa më shpejt të jetë e mundur italishten. Po e mësoj edhe në shtëpi vetëm që të nis sa më shpejt ta flas.”
Trajneri i Interit Frenk De Bur: S’kisha kohë, vetëm mund të përmirësohemi
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kriza e emigracionit në Spanjë, mijëra protestojnë kundër politikës së qeverisë
Flakët pushtojnë Kalivacin në Lezhë, ndërhyrje emergjente për të mbrojtur zonën e banuar
Shoqëruan me forcë një person në Kuçovë, pezullohen nga detyra tre efektivët! Nis hetim disiplinor ndaj tyre
Kapet në Spanjë “mjeshtri i arratisjeve”, ja kush është shqiptari që u arratis 4 herë nga burgjet (EMRI)





