Një i moshuar ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij të sëmurë me Alzheimer. Ngjarja ka ndodhur në qytetin italian të Modenese-s.
Mësohet se viktima është 83 vjeçarja Maddalena Pavesi, ndërsa autori i krimit është Pierino Corradini, 83 vjeç.
Pas vrasjes së bashkëshortes, i moshuari i ka telefonuar të bijës, që ka njoftuar menjëherë forcat e rendit.
Burri vrasës është prangosur nga policia.





