Forcat policore në Barikanë vënë në pranga një shtetas shqiptar i cili u kap me drogë në brigjet e San Cataldo në Lecce.

Mediat italiane shkruajnë se dy kuintalë marijuanë janë sekuestruar, ndërsa u arrestua korrieri shqiptar i drogës.

Operacioni policor u krye mbrëmë kur policia u vu në ndjekje të dy motorave të ujit në det, në bordin e të cilave ishte ngarkuar droga, shkruan “Ansa“.

Lënda narkotike transportohej nga Shqipëria drejt Italisë.