Duket se dita e parë e kësaj jave nuk ka nisur mirë për forcat e rendit. 3 efektivë në Korçë, Shkodër e Gjirokastër kanë rënë pre e dhunës së tre të rinjve në qytetet respektive.

Sipas burimeve policore, në Korçë është arrestuar shtetasi Sajmir Lloshi, 24-vjec.

Mësohet se ai goditi policin me inicialet E.M në ambientet e Komisariatit.

Ndërkohë, në Shkodër, 22 vjeçari Klevis Baja ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë në një lagje të qytetit verior.

Ndërsa në Gjirokastër, një punonjës i Policisë Bashkiake të qytetit jugor është rrahur nga Thoma Sadedini, 19 vjeç.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore respektive për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.