Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) janë përfshirë nga paniku ditën e sotme kur autobusi me të cilin udhëtonin u tejnxeh dhe për pak mori flakë. Ngjarja ndodhi sot gjatë rrugëtimit që autobusi me të rinjtë e LRI po bënte nga Llogaraja drejt Jalës ku do të ngrinin kampingun veror.
Nga të dhënat e para mësohet se nuk pati probleme me pasagjerët. Shkak i tymit që përfshiu autobusin u bë motori i tejnxehur.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit ndaloi në rrugë, pranë Qafës së Llogarasë, ndërsa pasagjerët dolën jashtë.
Policia e Vlores beri me dije se; Rreth orës 13:50, në zonën e Llogarasë një autobus me te rinjtë e LSI-së, duke u ngjitur në këtë aks rrugor i është nxehur motori dhe ka ndaluar në vend. ‘U njoftua menjëherë shërbimi zjarrfikës por u kthye mbrapa sepse nuk ka probleme pasi i është ftohur motori dhe nuk paraqet asnjë rrezik të mëtejshëm për pasagjerët’, citon policia.
Menjehere pas lajmit te publikuar ne media, LRI ka reaguar duke u shprehur se; tejnxehja e motorit te autobusit kaloi dhe te rinjte u nisen me qetesi e dashuri ne Jale.
“Lajmi qe qarkullon se ka marre flake autobuzi i LRI nuk eshte i vertete. Ne nje nga autobuzat e transportit qe sjell te rinjte e LRI ne Kampingun e Jales, eshte konstatuar nxehje e motorit, por pas nje pushimi te shkurter te rinjte jane nisur me shume qetesi dhe dashuri drejt Kampingut.
Ps:Jeta eshte me e qete me LSI dhe qe qejfi behet nga Rinia tek KAMPINGU I LRI. “Ne jemi standardi, te tjeret na ndjekin ” E kuptojme shume mire qe te gjithe flasin per LRI dhe LSI ndaj eshte kthyer ne mode per te pasur klikime”
Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj u shpreh në një lidhje telefonike për News24 se ngjarja nuk ka qenë e rëndë. Sipas saj, autobusi u nis nga Durrësi në drejtim të Jalës me të rinjtë e LRI, por motori u nxeh gjatë ngjitjes në Qafën e Llogarasë.
“Ky moment u kapërcye pa zhurmë dhe të rinjtë hipën sërish në autobus dhe mbërritën shëndoshë e mirë në Jalë. Kontaktuam me secilin prej tyre mbi ngjarjen dhe jemi shumë mirë në plazh”.





