Një nga atletet më të përfolura të viteve të fundit është Caster Semenya, që ka përfunduar disa herë në qendër të diskutimeve nëse është femër apo mashkull. Atletja nga Afrika e Jugut është ndaluar pak vite më parë për të garuar nga IAAF-i, pasi u konstatua se trupi i saj prodhonte hormone mashkullore. Por koha kaloi dhe atletja që asnjëherë nuk kishte triumfuar në Lojërat Olimpike arriti mbrëmë të bëjë ëndrrën e saj realitet dhe t’i dhurojë Afrikës së Jugut medaljen e artë. Semenya triumfoi në garën e 800 metrave në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, duke dhënë kohën 1’55”28. Në vendin e dytë dhe medalje argjendi për atleten nga Burindi, Francine Niyonsaba, ndërsa në të tretin doli keniania Margaret Wamboi. “Kjo është një medalje e fituar kundër paragjykimeve, në fund të një gare të fortë dhe të shpejtë. Sot jam e lumtur në një botë të pabesueshme. Kjo fitore është për Afrikën e Jugut dhe ende nuk më besohet se ia arrita”, tha pas gare Caster Semenya, që ende është e përfshirë në debatet e kolegeve të saj nëse duhet të garojë apo jo me femrat.
Semenya fiton medaljen e artë, vazhdojnë debatet nëse është femër apo mashkull
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Çështja “Balluku” në Këshillin e Mandateve, PD: Akt politik i urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë
Bashkë apo të ndarë?! E vërteta e lidhjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt!
44 foto e dokumenta të rralla të Aleksandër Moisiut i dhurohen UAMD-së (VIDEO)
DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Ballukut





