Në shtrat me Usain Bolt. Kështu shkruan tabloidi prestigjioz britanik, “The Sun”, i cili ka publikuar disa foto, por edhe një video ku sprinteri xhamajkan, fituesi i shumë medaljeve edhe në “Rio 2016”, duket në moment harbimi të vërtetë me femra. Ai është kapur në shtrat me një studente seksi, pas arritjeve “heroike” të tij olimpike, ndërsa e dashura afatgjatë e pret atë në Xhamajka. Xhamajkani, mbreti i sprintit, shfaqet i shtrirë me një studente 20-vjeçare, siç duket në fotografitë e saj në “WhatsApp”. Në një foto të një “Bolt topless” ai shfaqet i përqafuar me studenten Jady Duarte, i veshur me një jelek të bardhë, ndërsa e puth atë në faqe. Fotot u ndanë nga studentja braziliane dhe disa organe shtypi i publikuan në vendin e saj, përfshirë edhe “Globe”. Po ashtu, Bolt është regjistruar nga një kamera amatore të dielën, duke festuar deri në orët e hershme të mëngjesit në një klub, në periferi të Rios. Vrapuesi i shpejtë xhamajkan e shkroi emrin e vete në librat e historisë, duke fituar në mënyrë të trefishtë në “Rio 2016”, teksa mori medaljen e artë në 100 metra, 200 metra dhe stafetë 4×100 metra. Motra më e madhe e Bolt, Christine Bolt-Hylton, 32 vjeçe, zbuloi se vëllai i saj është në një marrëdhënie serioze me bukuroshen xhamajkane, Kasi Bennett. Bolt refuzoi të rrinte në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike dhe i la ato një ditë më parë se sa ishte planifikuar.





