“Pas çdo ndeshje bashkëshorti është pranë meje duke analizuar dhe përgëzuar çdo ndeshje dhe përformancën time. Ndihem shumë me fat që e kam në krah, sepse është krahu im i djathtë”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Fabiola Përmeti, basketbolliste e kombëtares së Shqipërisë dhe e KB “Goga Basket”. Kismetit kurrë nuk i dihet apo siç thonë dashuria nuk njeh kufij! Basketbollistja shqiptare, Fabiola Përmeti,ka 3 vjet që ajo është e martuar me një nigerian, por që ka nënshtetësi edhe kanadeze dhe po kalojnë shumë mirë bashkë. Ajo ka një vajzë simpatike, e cila quhet Hannah, kurse bashkëshorti Innocent Emmanuel, i cili është basketbollist dhe një kohë luajti për Tiranën. Fabiola luan si anësore dhe është anëtare e ekipit nga Durrësi, “Goga Basket” si dhe e kombëtares së Shqipërisë, ka synime të mëdha për edicionin e ri në Kampionatin Shqiptar.