Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Vilson Salihaj 32 vjeç, banues në Durrës. Ai u kap në flagrancë nga efektivët blu, teksa tentonte të vidhte marketin me administrator shtetasin E.L, 23 vjeç.
Ngjarja ndodhi në lagjen numër 12 të qytetit.
Ndrëkohë materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Vjedhja"e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 134, 22 të Kodit Penal.





