Një grua e moshuar, 80-vjeçare ka paditur në polici nipin e saj, 30-vjecar, pasi e kanoste me jetë dhe e keqtrajtonte. Lajmin e raportojnë mediat italiane, që sipas policisë, shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Fano dhe policia ka ndaluar të akuzuarin.
Sipas mediave italiane, gjyshja, e ndjerë nën presion, kishte punësuar edhe truproja për ta mbrojtur dhe pastaj kishte denoncuar.
“Plakë, akoma nuk ke vdekur, çfarë pret që të më lësh shtëpinë. Nëse nuk vdes vetë, do gjej një shqiptar të të vrasë”, mësohet t’i ketë thënë nipi.
Ky i fundit para oficerëve ka mohuar akuzat, duke dëshmuar se nuk ka pasur kurrë qëllim t’i bëjë keq.
Kurse vetë e moshuara ka thënë se ai përveç se e keqtrajtonte, linte edhe qentë pitbull të lirë, me të cilët e tmerronte.





