Një 72 vjeçare, banore në lagjen nr. 17, në zonën e ish-Kënetës, Durrës është vetëhelmuar me fostoksinë.
Burime policore bëjnë të ditur se shtetasja D.F. 72 vjeçe ka ndërruar jetë në Spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve që e çuan të moshuarën drejt aktit ekstrem.





