Nga Denion Meidani 

E kemi thene dhe sterthene qe qeveria kerkon jo impulse te reja, por riformatim total. Nese riformatimi duhet patjeter te jete brenda mureve te ketij koalicioni per te respektuar marrveshjen e 1 Prillit atehere e vetmja gje qe kryetari i LSI z.Meta la pa thene dje ne intervisten e tij (por qe duhet ta kishte thene) ishte se ai vete ofrohej per postin e kryeministrit dhe ministrit te brendshem. E them kete sepse ne gjendjen tragjike qe eshte vendi, ministria dhe policia ministri i brendshem duhet te jete nje person nga rradhet e te pareve te koalicionit i cili duhet te jete i veshur me eksperience, energji, force karakteri, vullnet te hekurt, vendosmeri dhe guxim te jashtezakonshem per tu perballur me kartelet e droges qe kane mbire si kerpurdhat pas shiut ne gjithe territorin e vendit.

Pozicioni i kryeministrit do ishte i nevojshem per shume arsye por ne kete rast do vecoja faktin qe kryeministri aktual dhe partia e tij kane treguar ne rastin me te mire pafuqi e deri ne perfshirje ne lumin e droges nese besojme akuzat pafund. Per me teper cdo minister i brendshem sado i pushtetshem do ishte perseri i pafuqishem pa patur nen kontroll Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit qe eshte nje nomenklature e kryeministrit dhe eshte ky drejtor qe emeron direkt gjithe piramiden e policise, nga maja ne baze.

Sigurisht edhe nese zoti Meta e ka menduar kete zgjidhje apo zgjedhje besoj llogaritjet jane momentalisht akoma te paqendrueshme. Opozita per heren e pare ne keto tre vjet duket e qarte, me rradhe te shtrenguara dhe e vendosur ne zgjidhjet qe ofron e zgjedhjet qe kerkon.

Presim te qartesohet pozicioni i zotit Blushi dhe faktoreve te tjere ne Partine Socialiste qe nuk jane pjese e Rilindjes dhe qe kane shprehur me ze apo nen ze revolten per keq qeverisjen dhe kanabizimin e vendit por qe akoma hezitojne te bashkojne rradhet ne nje front kuder te keqes per te miren e vendit dhe ne funksion te integrimit euro-atlantik. Presim gjithashtu te qartesohet pozicioni i PDIU kur kemi lexuar ne media qe brenda kesaj force politike kemi faktore afer kryeministrit qe po sfidojne kryetarin e tyre dhe po bejne allishverishe per perfaqesime e perfitime personale ne kurriz te vendit qe besoj do kene kosto per sa i perket elektoratit te saj.

Presim atehere nje shtator te mbushur me zhvillime, ndryshime e levizje ne konfigurimin parlamentar e influencat politike.