Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma ka ekstraduar nga Italia Genc Pjetrin, i dënuar me 25 vite burg për vrasje me paramendim. 33-vjeçari i lindur në Lezhë është dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me datë 22.05.2006.

Shqiptari Genc Pjetri para se të kapej nga policia italiane në vitin 2015 figuronte në listën e 100 të arratisurve më të rrezikshëm të kërkuar nga Interpoli. Ai akuzohej për vrasjen e Hilë Kolës për motive të gjakmarrjes.

Pjetri u arrestua në qytetin e Romës, ku strehohej prej shumë vitesh. Policia italiane në momentin e arrestimit ka bërë me dije se fillimisht ai u mundua t’i shmanget arrestit duke paraqitur gjeneralitete të rreme, por më pas u dorëzua dhe pranoi se ishte personi i kërkuar.

 

Njoftimi i Policisë

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar:

Genc PJETRI, 33 vjeç, lindur në Lezhë .

Gjykata e Apelit Shkoder , me vendimin nr.147, datë 22.05.2006,e ka dënuar me 25 vjet burg shtetasin Genc PJETRI për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim per gjakmarrje“ dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake“ parashikuar nga nenet 78/2-25 dhe 278/2 të Kodit të Penal të Republikës së Shqipërisë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.