Djali i lordit meksikan të drogës është në mesin e kriminelëve të dyshuar që u rrëmbyen të hënën në një bregdet të paqësorit. 29-vjeçari Jesus Alfredo Guzman, është njëri nga gjashtë anëtarët e kartelit “Sinaloa” të kapur nga një grup rival kriminal me emrin “Jalisco New Generation”.
Incidenti ka ndodhur në një restorant në qytetin turistik Puerto Vallarta, ndërsa autoritetet meksikane kanë deklaruar se, ushtria është vënë në gjendje alarmi, në pritje të një lufte totale, shkruan BBC.
“Nëse ata do ta vrasin Alfredon, pasojat janë të paimagjinueshme. Rrugët e Meksikës do të lahen nga gjaku”,- ka deklaruar prokurori i Haliskos.
Chapo Guzman, i cili gjendet në burg, ka qenë udhëheqës i kartelit “Sinaola” për vite të tera.





