Katër sportistë amerikanë pjesëmarrës në lojërat olimpike në Rio rrezikojnë burgun. Notari Ryan Lochte dhe tre miqtë e tij denoncuan në polici sikur u grabitën. Por kamerat e sigurisë të vendosura në hyrje të fshatit turistik zbuluan se pretendimi i tyre s’ishte gjë tjetër vecse një mashtrim.
Pasi pa filmimet, një gjykatës vendosi të lëshojë udhër – arreste për 4 amerikanët. Notarët deklaruan se janë vjedhur teksa ktheheshin më taksi në Fshatin Olimpik, rreth orës 4.
Por pamjet filmike tregojnë se ata kanë mbërritur në orën 7 dhe ishin në gjendje të dehur. Filmimet tregojnë se ata vendosin në koshat pranë dyerve të sigurisë çelësat, portofolë, celularë e objekte të tjera. Lochte dhe James Feingen janë në SHBA tashmë.
Por dy të tjerët, Gunnar Bentz e Jack Conger e kanë punën pisk. Policia u ka bllokuar pasaportat.





