Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme një të moshuar, i cili dyshohet se është me probleme mendore, pasi lëvizte me një sëpatë në dorë nëpër rrugë dhe kërcënonte qytetarët.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vaçe Zela”. Menjëherë Policia mbërriti në vendngjarje dhe e vuri në pranga 61-vjeçarin Maks Dajçi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një sëpatë.





