Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Tiranë, pasi ka bërë një veprim që ka habitur jo pak policinë.
Ai ka marrë një gjobë më datë 15 gusht, në orën 10:00 në Bulevardin “Bajram Curri”, përballë Maternitetit të Ri dhe në gomën e makinës së 36-vjeçarit është vendosur një nga bllokueset e zakonshme që vendosin punonjësit e policisë bashkiake.
Pasi ka gjetur bllokuesen në gomë, Julian Allushi e ka hequr atë me gjithë gomë, ka vendosur gomën rezervë dhe ka ikur nga vendngjarja.
Tani ai akuzohet për vjedhje të bllokueses së gomës të vendosur në automjetin tip “Chervolet”, me targa TR3364U, nga punonjësi i Policisë Bashkiake, E.Gj,38 vjeç banues në Tiranë.





