Ardhja me vonesë e Conor McGregor në konferencën e shtypit që ai dhe rivali i tij Nate Diaz bënë sot në mëngjes, në prag të revanshit të 21 gushtit, ka bërë që mes sportistëve dhe stafeve përkatëse të nisë një luftë. McGregor, që u përjashtua nga sfidat e UFC-200 pikërisht se refuzoi të dilte në konferencën e shtypit, këtë herë erdhi me vonesë, duke konfirmuar karakterin e tij të vështirë. “Këto evente po më çmendin, nuk i duroj. Megjithatë, ja ku jam dhe gati për të dueluar dhe kjo ka rëndësi”, ka thënë McGregor. “Ik pirdhu ti dhe i gjithë stafi jot”, i tha Diaz rivalit irlandez kur ky erdhi në konferencën, duke u larguar nga salla. Në këto momente në sallë fluturuan shishjet e ujit që ndodheshin në tavolinë gjatë konferencës për shtyp, shishe që kaluan edhe sipër kokës së gazetarëve e kameramanëve. Situata u tensionua ndjeshëm dhe pritet që dueli i 21 gushtit të jetë i flaktë. Diaz e fitoi sfidën e parë me “submission” dhe tani dy sportistët do të zhvillojnë revanshin në Las Vegas, sfidë që zhvillohet në orët e para të mëngjesit të së dielës.
McGregor dhe Diaz i gjuajnë me shishe njëri-tjetrit në konferencën e shtypit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Khloe Kardashian zbulon incidentin në Coachella: Mora drogë pa e ditur
“Më takojnë 10 minuta për refuzimin”/ Shehaj përplaset me Peleshin, kryeparlamentari: Ju tërheq dy herë vëmendjen
Sa të rrezikshëm janë Osmani-Abdixhiku? Kurti: Njerëzit kanë dëshira, por s’duhet të ngatërrohen me faktet
Aksidenti në Durrës, Balla në Kuvend: PS depozitoi amendamente për masa parandaluese. Duhet më shumë kohë për diskutimin





