Në organizimin e lojërave olimpike duhet menduar për gjithçka, që nga terrenet sportive, kushtet, higjiena, ambientet ku do të qëndrojnë sportistët e deri tek… prezervativët. Lojërat e Rios nuk kanë përfunduar në kryelajme vetëm për medaljet, por edhe për skandalet seksuale, ku më i rëndi cilësohet ai i një notareje braziliane e cila dëboi shoqen e skuadrës nga dhoma për një natë të zjarrtë me një tjetër atlet. Kjo situatë ka alarmuar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, por nuk ka gjetur të papërgatitur organizatorët e eventit. Në ambientet ku janë strehuar sportistët sheh mjekë, fizioterapistë, forca sigurie, sanitarë dhe një djalë me një detyrë të posaçme; të shpërndajë prezervativë. Kjo është zgjidhja që Komiteti Olimpik ka gjetur për ‘epideminë’ në fjalë dhe në pamundësi që të shmangë raportet seksuale mes atletëve, ka menduar që të paktën të mos preken nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme duke blerë 450 mijë prezervativë. Pjesë e fushatës janë edhe postera dhe ndërgjegjësime për pjesëmarrësit dhe stafin e tyre që të përdorin mjetet mbrojtëse për të shmangur këto sëmundje, veçanërisht virusin Zika.
Puna më e veçantë në Rio: Të shpërndash prezervativë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Khloe Kardashian zbulon incidentin në Coachella: Mora drogë pa e ditur
“Më takojnë 10 minuta për refuzimin”/ Shehaj përplaset me Peleshin, kryeparlamentari: Ju tërheq dy herë vëmendjen
Sa të rrezikshëm janë Osmani-Abdixhiku? Kurti: Njerëzit kanë dëshira, por s’duhet të ngatërrohen me faktet
Aksidenti në Durrës, Balla në Kuvend: PS depozitoi amendamente për masa parandaluese. Duhet më shumë kohë për diskutimin





