Neni 13 i pr.ligjit për Prokurorinë e Posaçme që lidhej me kufizimin e lirisë së medias do të ndryshojë, për shkak se sillte keqkuptime.
Neni 13, pika 3 thote se: “Çdo lloj influencë e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”.
Termi i përdorur në formulimin e nenit u kritikua nga gazetarët, të cilët i kërkuan Kuvendit që të mos ta votojë. Sipas gazetarëve termi “Influencë e papërshtatshme”, krijon hapësirë për çdo lloj interpretimi për të kërkuar dënimin e gazetarëve. Mjafton që një prokuror ta cilësojë si të papërshtatshme raportimin e një medieje dhe gazetari të gjendet përpara bankës së të akuzuarit.





