Dy shtetas maqedonas janë vënë në pranga nga Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Bëhet fjalë për Vlase Tanaskoskin, 35 vjeç banues në Strugë Maqedoni dhe Aleksandër Trajkoskin, 38 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni.

Ata u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Hotolisht, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Jaguar” me targa SU0158AC, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

101.20 gramë, lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kokaine, 6 telefona, 10 karta SIM, një sasi dinarësh Maqedonas si dhe automjeti tip “Jaguar” me targa SU0158AC.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.