Dy persona të paindentifikuar, të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri  drejt makinës së një 37- vjeçari. Ngjarja ka ndodhur më datë 17.08.2016, rreth mbrëmjes, në fshatin Rrotull, Durrës.

Nga burimet policore mësohet se në drejtim të mjetit tip Volzvagen Tuarekë me targa AA 006 ML,me drejtues shtetasin A.H, banues në Tiranë, është qëlluar me pistoletë nga 2 persona.

37- vjeçari ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, i cili po shkonte tek prindërit, banues në Rrotull.

Fatmirësisht, shtetasi në fjalë nuk është dëmtuar, por ka vetëm dëme materiale.

Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët bënë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhonja, kalibri 7.62 mm dhe vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes. Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale "Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 78,22  dhe 278/2 të Kodit Penal.